Ish-Presidenti i Zimbabve Robert Mugabe ka dëshmuar para një komisioni parlamentar hetimor më 9 Prill mbi zhdukjen e një sasie diamantesh, me vlerë totale 15 miliardë Dollarë.
Ka qënë vetë Mugabe që dy vjet më parë ka deklaruar se “Zhdukja e gurëve të çmuar ka ardhur si pasojë e korrupsionit të lartë dhe shfrytëzimit të ekzagjeruar nga të huajt”. Por tashmë autoritetet e drejtësisë në këtë vend akuzojnë pikërisht ish-Presidentin.
Robert Mugabe 94 vjeç, ka qenë në krye të shteti afrikan që nga viti 1980 dhe në Nëntor të vitit të kaluar u detyrua të jepte dorëheqjen nga një ndërhyrje ushtarake dhe një revoltë brenda partisë së tij.
Klan Plus