Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe jep dorëheqjen. Përfundon kështu pushteti 37 -vjeçar i tij në krye të vendit afrikan. Dorëheqja është prezantuar me anë të një letre dhe është paraqitur nga kreu i Parlamentit.
Postin e presidentit duket se do ta marrë ish zv/presidenti, Emerson Mnagagua, që sipas mediave të huaja, duhet të zyrtarizohet brenda 48 orësh.
Ndërkohë menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së Mugabe, në kryeqytetin Harare kanë nisur festimet mbarë popullore.
Burimi :Klan Plus