Erling Haaland preferon që të transferohet te Barcelona në rast se vendos që të largohet nga Mançester Siti.
Sulmesi norvegjez konsiderohet si një nga talentet më të mirë të futbollit botëror që kur mbërriti te Citysens nga Borussia Dortmund në vitin 2022.
Lojtari 23-vjeçar ka realizuar 99 gola në vetëm 104 paraqitje në të gjitha kompeticonet.
24-vjeçari theu rekordin për gola të shënuar në Premier Ligë, në një sezon të vetëm në 2022/23, pasi City fitoi tripletë e dy herë fitoi ‘Këpucën e Artë’.
Haaland ndihet i lumtur te Siti, pasi ka fituar trofe me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Por futbollisti nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar eksperienca të reja në karrierën e tij.
Ai pritet që të nënshkruajë një marrëveshje të re me Manchester Cityn, megjithëse kontrata do të përmbajë një klauzolë shitjeje për ta bërë më të lehtë largimin në rast të ndonjë oferte, nga klube të caktuara.
Sipas gazetës spanjolle “El Nacional”, Barcelona do të ishte destinacioni i preferuar i futbollistit.
Edhe Liverpool e Paris Saint-Germain kanë kontaktuar me përfaqësuesit e tij për të disktuar një transferim të mundshëm.
Por norvegjezi i ka idetë e qarta, Spanja dhe veçanërisht Barcelona janë destinacionet e tij të preferuar.
Real Madrid ka shfaqur vazhdimisht interes për Haaland, por ky i fundit nuk ka më dëshirë të veshë fanellën e Lo Blancos, pasi në “Bernabeu” u transferua Kilian Mbape.
Haaland nuk dëshiron që ta ketë vëmendjen vetëm për vete, e mos ta ndajë me një tjetër yll.
Barcelona mund të kërkojë të afrojë një qendërsulmues në verën e ardhshme pasi kërkon një zëvendësues afatgjatë për Robert Levandovski. Por problem për blaugranat do të jetë gjetja e financave, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e largimeve të lojtarëve.
Klan News