Ai mund të jetë një nga shqiptarët e paktë që janë tifozë me Belgjikën. Fjala është për Krist Dragot, i cili për shkak se jeton mes Belgjikës dhe Shqipërisë, është tifoz edhe me belgët që këtë të shtunë Belgjika fitoi 2 me 0 me Rumaninë.

I ftuar në emisionin Kampionët në Tv Klan, Krist Dragot zbuloi disa të pathëna për ekipin e Belgjikës.

“Janë lojtarë që urrejnë njëri-tjetrin, kur futen në prapaskena shajnë njëri-tjetrin, ofendojnë njëri-tjetrin. Ishim në Belgjikë edhe më thanë që e dashura e De Bruyne ka aferë me portierin e Belgjikë.

Mbaj mend që kur u skualifikua në Botëror në 2022, ekipi vjen me një avion pastaj me një autobus, kthehet po me autobus dhe avion. Këta u rikthyen secili veç. Kjo tregonte se sa inat e kanë njëri-tjetrin. I them këto informacione sepse reflektojnë te loja, nuk kanë konstistencë”, u shpreh Krist Dragot.

/tvklan.al