Aksionet e markave të luksit në Europë kanë rënë për shkak të shqetësimeve të investitorëve se çantat e dorës të firmave luksoze Hermes dhe Dior mund të jenë objektivat e radhës të Pekinit për hakmarrje.
Kjo pas vendimit te BE-se për të vendosur tarifa për automjetet elektrike të Kinës. Ekspertet e fushës thonë se një veprim si ky nuk ka gjasa të ndodhë.
Jacques Roizen, drejtor i konsulencës në Digital Luxury Group në Kinë tregon arsyet pse nuk mund të merret një hap i tillë.
“Kjo do të ishte në kundërshtim me atë që ka qenë vazhdimisht politika e favorshme për firmat luksoze në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Pekini është i etur të mbajë më shumë gjërat e luksit në vend, se sa te shohë konsumatorët e saj të shpenzojnë në tregjet jashtë shtetit.”
Deri më tani, lëvizjet e Kinës në mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare me Bashkimin Evropian kanë synuar produkte të tjera si: mishin e derrit dhe qumështin.
Të gjitha këto janë industri të mëdha për Francën, e cila loboi për tarifa për automjetet elektrike të prodhimit kinez të importuara në BE.
Albert Hu, profesor i ekonomisë në shkollën ndërkombëtare të biznesit “China Europe në Shangai” thotë se industria e mallrave luksoze nuk do preket nga lufte tregtare.
Albert Hu Profesor ekonomie në Shangai:Unë mendoj se në këtë pikë, as BE-ja dhe as Kina nuk duan një luftë tregtare që do të dëmtonte të dyja ekonomitë. Kështu që unë shpresoj se mund të arrihet një lloj kompromisi midis dy rajoneve.
Aksionet e Louis Vuitton Moet Hennessy, ranë deri në 6% pasi Pekini tha se do të vendoste masa të përkohshme mbi mallrat e importuara.
Dërgesat e markës franceze në Kinë arritën në 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe përbënin 99% të importeve të vendit të pijeve alkoolike. Ndërsa 11 miliardë euro deri në 12 miliardë euro mallra luksoze evropiane u importuan në Kinë vitin e kaluar.
Klan News