Është hapur në Vlorë dyqan i firmës së njohur të veshjeve, Celio, një prej emrave më të spikatur të modës dhe stilimit në botë.
Inaugurimi i tij u bë në ambientet e Qendrës Tregtare Univers, të rikonceptuar rishtazi në qytetin bregdetar.
Eventi që tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve nisi me një sfilatë mode ku u prezantua një gamë e gjerë veshjesh.
Sportive, elegante dhe bashkëkohore, forma nga më të shkujdesurat, parakaluan nën markën e njohur Celio, ku ra në sy e kuqja e theksuar e lidhur ngushtë me ngjyrat dhe stilin e linjës.
Kombinimi me të zezën nxori në pah burrërinë dhe elegancën e markës, duke i dhënë dyqanit një hije delikatese dhe thjeshtësie.
I vetmi në jug të vendit dhe i dyti pas Tiranës, Celio, do t’i japë mundësinë konsumatorëve të kenë në gardërobën e tyre veshje casual dhe sportive me çmime fantastike.
Çdokush gjen në linjën e veshjeve Celio lirinë për t’u shprehur nëpërmjet të gjitha stileve, nga më të thjeshtat deri tek produktet e linjës së biznesit nga “Celio Club”, pa harruar pajisjet plotësuese dhe detajet.
Me gjashtë koleksione në vit dhe prodhime të reja të vazhdueshme, Celio, ofron një gamë shumë të gjerë produktesh bashkëkohore.
Linja e veshjeve Celio është krijuar në vitin 1985 nga Mark dhe Loren Grosman.
Aktiviteti i kësaj firme shtrihet në 50 shtete me përreth 700 dyqane. Pas dy vjetësh, Celio, konsiderohet një dyqan i suksesshëm dhe mjaft premtues për të ardhmen./tvklan.al