Edhe pasi agjentët e FBI-së hapën telefonin e atentatorit të Donald Trump motivet e të riut që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump mbeten ende mister.
Hetuesit shpresojnë se telefoni, i cili ishte i mbrojtur me fjalëkalim, do të hedhë më shumë dritë mbi Thomas Matthew Crooks, një 20-vjeçar nga Pensilvania, pa të shkuar kriminale i cili qëlloi me armë Trumpin në një tubim në qytetin Butler në Pensilvani.
Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes mesazhet, emailet dhe të dhënat e tjera të autorit. F.B.I., në një deklaratë të hënën, paralajmëroi se hetimi ishte ende në fazat e hershme.
Jo vetëm telefonit i tij, por edhe aktiviteti i mediave sociale po hetohet.
Policia ka intervistuar më shumë se 100 persona në dy ditët e fundit dhe ka përfunduar një kontroll në makinën dhe banesën e të riut.
Nga hetimet e deritanishme tregojnë se u regjistrua për të votuar si republikan, por njerëzit e afërt të tij u kanë thënë hetuesve se ai fliste rrallë për politikën.
Klan News