Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” në “Facebook”, iu përgjigj kritikave të komentuesve për tunelin e Murrizit.

Rama tregon sfidën 6-vjeçare që ka kaluar për realizimin e këtij projekti dhe pranon se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

Kryeministri iu përgjigj dhe një komentuesi që shkruante se tuneli është jashtë standardeve evropiane.

“Ne e kemi ndarë mendjen do ta bëjmë këtë vend anëtar të BE-së deri në 2030 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japim një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane”.

Një tjetër qytetar bën krahasimin e tunelit të Murrizit me atë të Llogarasë, që sipas tij duket më ekologjik në krahasim me hekurat dhe betonin që është investuar në tunelin e Murrizit.

Rama iu përgjigj edhe kuriozitetit të një prej komentuesve për pallton që ai kishte veshur në ceremoninë e hapjes së tunelit të Murrizit.

Klan News