Kamala Harris reagon për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve. Gjatë një fjalimi që zgjati pak minuta, numri dy i shtëpisë së bardhë jo pa emocione pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe u zotua për një transferim të qetë të pushtetit. Më herët uroi në telefon rivalin e saj Trump për rizgjedhjen. Ajo deklaroi para mbështetësve se do të vijojë të luftojë për popullin amerikan.

“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund të ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre, ku gratë e Amerikës kanë lirinë të marrin vendime për trupin e tyre dhe të mos kenë qeverinë e tyre që t’u thotë atyre se çfarë të bëjnë. Unë i pranoj këto zgjedhje por nuk e pranoj luftën që nxiti këtë fushatë. Në kombin tonë, ne i detyrohemi besnikërisë jo një presidenti apo partie, por Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe besnikërisë ndaj ndërgjegjes dhe Zotit tonë”.

Harris thotë se pavarësisht humbjes së saj kundër Trump, ajo nuk do ta ndalë luftën e saj për çështjet për të cilat ka bërë fushatë gjatë muajve të fundit.

“Amerika nuk do të heqim dorë kurrë nga lufta për demokraci, për sundimin e ligjit, për drejtësi të barabartë dhe të drejtat dhe liritë që duhen respektuar dhe mbështetur. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë luftë në qendrat e votimit, në gjykata dhe në sheshe publike.”

Harris tha se fushata e saj u bë nën premisën se amerikanët kanë shumë më tepër të përbashkëta sesa ajo që i ndan dhe se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte ai që priste.

Klan News