Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 3 Nëntor 2024
Rama takim masiv me shqiptarët në Selanik: Kam marrë kërcënime. Vorio Epiri, term i vdekur
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të dielë në Selanik takimin e dytë me shqiptarët e Greqisë. Para qindra pjesmarrëves ai tha se ka marrë kërcënime nga ekstremistët grek, ndërsa theksoi se VOIRO-EPIRI është një term i vdekur.
Kryeministri: Bllokimi i gazetarëve, absurd. Brenda 2030, ngremë flamurin në Bruksel
Edi Rama e konsideron absurd bllokimin e grupit të xhirimit të televizionit Klan mbrëmjen e djeshme nga ana e autoriteteve greke në kufi. Ai ftoi emigrantët që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë PS-në për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE brenda 2030.
Rëndohet bilanci i viktimave të atentatit në Shkodër, ndërron jetë edhe drejtuesi i motorit
Shkon në 4 numri i viktimave të atentatit me armë zjarri në Dobrac të Shkodrës. Drejtuesi i motorit, 67-vjeccari, Bashkim Basha nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja gjatë atentatit dhe humbi jetën këtë të dielë në spital.
Qeveria, plan kombëtar për rinovimin e ndërtesave ekzistuese. Synohet rritja e përformances energjetike
Qeveria parashikon miratimin e një plani kombëtar për rinovimin e të gjitha ndërtesave ekzistuese. Projektligji i hedhur për konsultim publik synon rritjen e efiecensës së energjisë si për ndërtimet e reja dhe ato ekzistuese brenda vitit 2050.
34 mijë meshkuj 25-34 vjeç në Tiranë janë beqarë. Sociologët: Janë të pasigurt, duhen politika mbështetëse
34 mije ose 65 për qind e meshkujve të moshës nga 25 deri në 34 vjen në kryeqytet rezultojnë të pamartuar. Sociologët thonë se kjo vjen pasi është rritur mosha e martesës, por edhe se të rinjtë sot janë të pasigurt.
Dy ditë para zgjedhjeve, Harris kryeson në bastionin e republikanëve. Trump, para në 5 nga 7 shtetet përcaktuese
Dy ditë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, sondazhet në amerikë japin rezultate surprizë. Kamala Harris kryeson në Ajova, një bastion i republikanëve, ndërsa Donald Tramp është para në 5 nga 7 shtetet e paqedrueshme amerikane
/tvklan.al