Veshjet me printin e leopardit ishin pa dyshim një prej tendencave kryesore të modës përgjatë vitit 2024-ës, por duket se një tjetër print kafshe do të dominojë vitin e ardhëm, është pikëshit “zebra print”.
Në shfaqjet më në zë të modës anembanë globit u pa se jo pka herë modelet kishin të veshur një fustan me printimin e zebrës, një çantë, xhaketë apo pallto.
Duket madje se as figurat më në zë të modës dhe luksit si Taylor Swift, Rihanna dhe Kendall Jenner nuk i kanë rezistuar kësaj tendence që pritet të pushtojë shfaqjet e modës në 2025-ën.

Po kështu, stilistë të tillë si Jacquemus dhe Roberto Cavalli kanë hyrë së fundmi në trend, duke shfaqur në pistat e modës një sërë fundesh, çantash dhe palltosh me motivet e zebrës. Mund të duken të kushtueshme, por një investim i tillë nuk ka për t’ju zhgënjyer kurrë.







/tvklan.al