Mbi 8 mijë qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike u mblodhën dje në qytetin e Prizrenit për hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Takimi filloi me himnin kombëtar, ndërsa i pari fjalimin e mori lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai në fjalimin e tij, i garatoi pjesëmarrësit se PDK-ja në zgjedhjet lokale futet e përgatitur për t’i fituar ato.
Siç kemi ditur të luftojmë vite me radhë në luftën çlirimtare, ashtu do të dimë të udhëheqim Kosovën drejt pavarësisë dhe sot, tha Thaçi. Thaçi u garantoi të pranishmëve se me fitoren e PDK-së , asnjë shqiptar nuk do të vritet më në kufirin shqiptaro-shqiptar sepse ky kufi nuk do të lejohet të kontrollohet më nga forcat serbe dhe jugosllave. Më pas të pranishmëve iu drejtua zoti Bardhyl Mamuti dhe Skënder Berisha i cili bëri prezantimin e kandidatëve të PDK-së për Prizrenin./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori