Donald Trump është i vendosur për ta vënë në zbatim planin e tij për shndërrimin e Rripit të Gazës nga rrënojë në një qendër ekonomike me famë botërore, duke zhvendosur palestinezët.
Planin nuk e ka vetëm në letër por edhe vizualisht në këtë video të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, të cilën e publikoi në rrjetin social personal Truth.
Pasi nis me gjendjen aktuale të Gazës, video 33-sekondëshe shfaq imazhin e ri me ndërtesa të larta, turizëm të zhvilluar, vende luksoze e kërcimtarë me mjekër që tundin belin, etj. Ndërsa mes tyre shfaqet edhe Elon Musk e në fund vetë Trump në krah të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke bërë marrë rreze dielli në resortin Tramp që do të ngrihet krahas ndërtesave të tjera.
Për vënien në zbatim të këtij plani mbetet ende një rrugë e gjatë, pasi vendet fqinje si Egjipti e Jordania janë kundër zhvendosjes së palestinezëve. Kajro ka hartuar një plan tjetër të rindërtimit të Gazës.
Ndërkaq, Izraeli dhe Hamasi kapërcyen ngërçin që bëri që Tel Avivi të ndalonte dorëzimin e 600 të burgosurve palestinezë, pasi mori garanci nga palestinezët se do t’u japin atyre trupat e pajetë të 4 pengjeve.
Tv Klan