Hakan Calhanoglu u rikthye te goli me fanellën e Interit. Mesfushori turk, ishte autori i golit të dytë me penallti, në fitoren 2-0 ndaj Lazios në Kupën e Italisë.

Pas golit, 31-vjeçari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, me një festim të veçantë. Calhanoglu mbylli gojën dhe bëri me shenjë me dy gishta të sytë.

Ky moment tërhoqi vëmendje të madhe, pasi nuk ishe parë më herët një festim i ngjashëm. Vetë Calhanoglu e zbuloi arsyen.

Ishte një premtim, për një tifoze të vogël të Interit. Mia, 6 vjeç, e cila ndjek shpesh seancat stërvitore të zikaltërve, i kishte kërkuar lojtarit t’i kushtonte asaj festën e një goli.

Calhanoglu e mbajti fjalën, ndërsa postoi foton në profilin e tij, duke e shoqëruar me shkrimin: “Premtim i mbajtur.”

/tvklan.al