Kësaj here jo në një lidhje direkte, por nga studio e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri tregoi klimën e javës për 12 shenjat e horoskopit. Sipas saj, pavarësisht atmosferës festive, kjo nuk do të jetë një periudhë shumë e gëzuar.

Ndryshime, trazira dhe nervozizëm presin shenjat. Hëna e re në datën 31 Dhjetor do të shoqërohet me dinamika në sferën financiare dhe atë personale, ku nga ana tjetër nuk do të mungojnë as momentet erotike.

Astrologia paralajmëroi që të tregohemi në kujdesshëm në datat 26 dhe 27. Gjithashtu nuk do të mungojnë as takimet e papritura, që dashur pa dashur mund të shënjojnë një kthesë në jetën tonë.

“Nuk do të thoja se kemi një periudhë jo shumë të gëzuar në krahasim me festat që po kalojmë,. Kam përshtypjen se do të jemi pak më të përmbajtur, pak më nervozë. Është një periudhë pak më e vështirë, në ditët e fundit të vitit dhe fillimi i vitit që vjen, pasi kemi takimin e Marsit në takim me Plutonin, kështu që mund të na sjellë probleme dhe ngjarje, jo domosdoshmërisht këtu në vendin tonë, por në botë që mund të na shqetësojnë. Për sa i përket klimës së javës, që në datën 19 dhe deri në javën e parë të Janarit është një periudhë ku do të hasim pengesa. Nga njëra anë paraqiten shanset, nga ana tjetër vijnë disa pengesa. Duhet të jemi të duruar dhe me mençuri sepse avash-avash do të dalim nga ky bllokim. Në datën 26 dhe 27 do të jemi pak nervozë, pa stabilitet të humorit dhe anës psikologjike. Në datën 27 dhe 28 mund të keni takime të papritura, por edhe një krizë në marrëdhëniet personale ose bashkëpunimet. Një faktor tjetër i rëndësishëm është Hëna e re në shenjën e Bricjapit në ditën e fundit të vitit, më 31. Një Hënë e re e cila kërkon në nivele shumë të larta ndjenjën e përgjegjësisë dhe është në lidhje harmonike me përfaqësuesin e saj me Saturnin, kështu që mund të gjejmë disiplinën organizimin dhe mbështetjen e duhur, por duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe kontrollin e vetes”, tha astrologia.

Dashi: Është periudha që në datën 21 ku ju duhet të fokusoheni në karrierën tuaj, pavarësisht se është periudhë festash. Në datën 26 dhe 27 kërkohet pak më shumë kujdes në bisedat, kontaktet, planet që keni për të ardhmen. Mos u besoni lajmeve që do u thonë të tjerët edhe pse mund të jenë nga njerëz të afërt. Trajtoni me qetësi problemet e punës që mund të lindin në ato ditë. Ndërkohë që në datën 27 dhe 28 janë ditë shumë të mira ku mund të ndani momente të bukura me shoqërinë tuaj. Shpenzoni me karar dhe gjeni mënyrën për burime të reja të ardhurash.

Demi: Hëna e re që zhvillohet në datën 31 Dhjetor favorizon planet tuaja për të ardhmen si dhe gjetjen e mbështetjes. Mund të vendosni të bëni një udhëtim me miq dhe shokë. Gjithsesi ky fundvit mbyllet mirë për shenjën tuaj, por vështirësinë e keni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku duhet të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj periudhe për të mbrojtur marrëdhëniet dhe partneritet. Trajtojini me kujdes çështjet që mund të lindin në punë dhe në familje dhe kryesisht me njerëzit që qëndrojnë më lart se ju. Pranojini ngjarjet që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përshtatuni me to. Të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës, do të keni takime shumë interesante, që mund të ndryshojnë jetën tuaj emocionale

Binjakët: Datat 26 dhe 27 për ju do të jenë pak më të vështira pasi përfaqësuesi juaj, Mërkuri vjen në një lidhje jo harmonike me Jupiterin, por dhe me Saturnin. Kështuqë mos u nxitoni, mos merrni vendime përfundimtare, mos prishni humorin dhe qëndroni të përpiktë në punë. Nga ana tjetër duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja personale dhe ato profesionale. Në datat 27 dhe 28 do të keni lajme nga larg, mund të keni një udhëtim të papritur ose një anulim të papritur të një udhëtimi. Me Hënën e re që do të bëhet në shenjën e Bricjapit në fund të muajit është momenti që ju të fokusoheni më tepër në sferën financiare.

Gaforrja: Që në datën 21 futeni në një periudhë ku sfera e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimeve merr një rëndësi të veçantë dhe sidomos me Hënën e re në datën 31. Do të jeni më afër dhe do të keni shanse të udhëtoni me të dashurin. Mund të bëni një udhëtim, i cili do ju bëjë që të rrini më afër me njëri-tjetrin. Por, nuk do të mungojnë shanset edhe në sferën tuaj profesionale. Do të keni përfitime, por dhe shpenzime, madje këtu duhet të përqendroheni në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit që vjen. Mbani një ekuilibër mes jush, xhepit tuaj dhe të ardhurave nga të tjerët. Në datat 26 dhe 27 duhet të jeni shumë të përpiktë në përditshmëri, evitoni lodhjen, gjeni kohë të çlodheni. Qëndroni sa më të përpiktë dhe mos bëni gabime. Planet tuaja për të ardhmen mund të jenë pak të ekzagjeruara dhe mosrealizimi i tyre do ju shkaktojë stres.

Luani: Ju të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm, mos e ekspozoni veten në sherre dhe rreziqe. Mbrojeni veten nga reagime të cilat nesër ose pasnesër mund t’iu  kushtojnë, mos hyni në konflikt me të dashurit dhe bashkëpunëtorët tuaj. Disa prej jush mund të hasen me gjëra të cilat do të vijnë nga faktorë të jashtëm. Gjithë suksesi është që të ruani gjakftohtësinë dhe të mendoheni për hapat e mëtejshëm. Fokusohuni më mirë në sferën financiare, mos bëni shpenzime për të kënaqur të dashurit apo miqtë tuaj. Gjithsesi keni shanse shumë të mira në datën 27 dhe 28 për një sukses në punë dhe marrëdhëniet personale, mjafton të keni durim për të reaguar dhe të pranoni ndryshimet.

Virgjëresha: Fillon për ju një periudhë shumë e mirë që në datën 21. Dielli kalon në shtëpinë tuaj të pestë kështu që kjo do të jetë një periudhë ku do të jeni afër me të dashurit dhe fëmijët tuaj. Gjithashtu do të jetë një periudhë erotike për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Madje Hëna e re, e cila zhvillohet në shenjën e Bricjapit ditën e fundit të vitit krijon shanse shumë të mira për lidhje serioze personale. Por, mund të bëni dhe një bashkëpunim të mirë për zhvillimin e jetës suaj  profesionale ose për realizimin e një projekti. Ndërkohë në datat 26 dhe 27 duhet të jeni shumë të  kujdesshëm pasi përfaqësuesi juaj Mërkuri është në një lidhje jo harmonike me Jupiterin e Saturnin, kështu që mund të keni probleme në ‘akset’ tuaja kryesore të jetës. Nëse në këto ditë do të bëni durim, keni për të dalë të fituar. Në datat 27 e 28 do të keni shanse të udhëtoni, mund të haseni me takime të papritura të cilat do ju lënë një shenjë që mund të jetë vendimtare për të hapur rrugën e një ndryshimi në jetën tuaj.

Peshorja: Nga data 21 dhe në vijim, në pjesën më të madhe të Janarit është një periudhë ku ju do të fokusoheni në familjen, shtëpinë, jetën personale dhe atë intime. Në vijim do të haseni me disa probleme, por do të keni shansin dhe mundësinë për t’i zgjidhur ato. Ndërkohë që në datën 26 dhe 27 duhet të jeni shumë të kujdesshëm në çështje që kanë të bëjnë me të tjerët, me njerëzit, me ata që ndani përditshmërinë. Mos krijoni keqkuptime, do të bëni udhëtime, por mund të dalin pengesa. Duhet të jeni shumë të disiplinuar në punë dhe përditshmërinë tuaj. Periudha është erotike, mund të kërkoni mbështetje nga një i dashuri juaj. Është koha që të përjetoni momente dashurie, të kaloni bukur me të dashurit tuaj, por pa pretendime që mund të çojë në ekzagjerim. Keni gjëra shumë të mira përpara, kështu që bëni durim dhe pranoni 2025-ën.

Akrepi: Është një periudhë e mirë që do të fillojë që në datën 21. Dielli kalon në shenjën e Bricjapit, kështu që ju do të keni më shumë mundësi në përditshmëri, për të promovuar punën dhe qëllimet që keni. Do ju preokupojë diçka që lidhet me fëmijët, ose një projekt apo investim që keni. Mos u nxitoni në datat 26-27. Do të keni shanse shumë të mira në sferën profesionale, por dhe atë personale. Do të keni takime të befasishme, por që në të njëjtën kohë do të jenë dhe të rëndësishme. Mjafton që ju të jeni të duruar dhe të menaxhoni mirë veten, të mos ushtroni kontroll dhe pushtet. Më shumë kujdes duhet të bëni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku qetësia e brendshme do të përcaktojë suksesin tuaj në punë.

Shigjetari: Përqendrohuni më shumë në sferën financiare duke filluar nga dita e nesërme dhe gjatë gjithë periudhës në vijim. Do të keni shanse të rrisnin të ardhurat, por dhe të bëni një investim në shtëpi apo familje. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në datën 26 dhe 27 në marrëdhëniet tuaja personale. Sa më me qetësi dhe me seriozitet t’i merrni bisedat, pa nxjerrë konkluzione përfundimtare, aq më mirë do të jetë për ju. Ndërkohë që mund t’iu befasojnë disa gjëra në jetën tuaj të përditshme, në punë që do iu nxjerrin nga zona e komfortit. Mund të keni dhe takime të bukura.

Bricjapi: Dielli kalon në shenjën tuaj. Është momenti që të fokusoheni tek vetja, të rinovoni veten e planet që keni, sidomos me Hënën e re që zhvillohet në shenjën tuaj në ditën e fundit të vitit, në datën 31. Do të keni shanse për të krijuar kontakte, për të promovuar veten e karrierën tuaj profesionale. Këto ditë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sidomos nëse kemi plane që kanë të bëjnë me udhëtime ose mund të gjenden në rrethin tuaj njerëz të cilët mund që t’iu prishin pak qetësinë. Dita 27-28 do të jetë ditë erotike, por që do të shpenzoni më tepër për fëmijët dhe të dashurit tuaj. Ndoshta mund të keni e një përfitim atje ku ju nuk e prisni.

Ujori: Afërdita është në shenjën tuaj, sidomos për ju të lindurit në 10 ditshin e tretë të shenjës do ju krijojë shanse shumë të mira për të zgjidhur një problem familjar apo për të ardhur afër me të dashurit tuaj. Por, mund të humbisni kontrollin dhe të dilni jashtë programit, kështu që mirë është që t’i vendosni gjërat më përpara dhe të jeni pak më të kujdesshëm në komunikim. Mos hyni në detyrime financiare me miqtë. Është periudha ku duhet të veproni më shumë në intimitet, duhet të mblidhni forcat dhe të organizoni sa më mirë planet me qëllim që t’i vini në zbatim në pjesën e dytë të Janarit. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës në marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

Peshqit: Në datat 26-27 duhet të jeni shumë të kujdesshëm në ‘akset’ kryesore të jetës. Mund të lindin keqkuptime ose nervozizëm, por jeni ju që duhet të kontrolloni situatën dhe tu vendosni barrierë gjërave. Nga ana tjetër në datat 27-28 mund të keni takime intime, takime të papritura që më pas mund të marrin përmasa të tjera. Mirë do ishte që këto takime t’i mbani për vete dhe mos t’u tregoni të tjerëve. Njëkohësisht duhet të evitoni keqkuptimet me njerëzit e rrethit tuaj dhe mos i lejoni ata të ndërhyjnë në jetën personale. Do të jetë një periudhë ku duhet të fokusoheni në qëllimet e synimet tuaja, ku do të gjeni dhe njerëz që do ju mbështesin./tvklan.al