Lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka kërcënuar Qipron se do të jetë në shenjëstrën e tyre nëse ndihmojnë Izraelin në luftë.

Ai paralajmëroi për një luftë pa rregulla ndaj Qipros nëse kjo e fundit lejon Izraelin që të përdorë territorin e saj si bazë për të luftuar Hezbollahun.

Qipro dhe Izraeli kanë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe dy vendet kryejnë stërvitje të përbashkëta.

“Hapja e aeroporteve dhe bazave qipriote ndaj Izraelit që shënjestron Libanin, do të thotë se qeveria qipriote është pjesë e luftës dhe rezistenca jonë do ta trajtojë atë si pjesë të luftës”, deklaroi lideri i Hezbollah.

Presidenti i Qipros reagoi ndaj këtyre paralajmërimeve.

“Qipro mbetet e papërfshirë në asnjë konflikt ushtarak dhe pozicionohet si pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit. Deklarata të tilla nuk janë të këndshme, por nuk pasqyrojnë realitetin. Qipro nuk merr pjesë në asnjë angazhim ushtarak”, tha Nikos Christodoulides.

Ky i fundit theksoi se kërcënimi nga Hezbollahu do të marrë përgjigje diplomatike.

/tvklan.al