Tatimet: Depozitoni ankesë nëse jeni refuzuar
37 mijë e 773 punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas të dhënave të Tatimeve, në dy ditët e para, kanë aplikuar 18,082 biznese për të përfituar nga paketa e zgjeruar 43,551 punonjës. Pjesa më e madhe e kërkesave është pranuar dhe është bërë hedhja në llogarinë e çdo punonjësi.
Tatimet janë duke përpunuar edhe kërkesat e bizneseve që janë refuzuar nga paketa e parë, për të verifikuar nëse janë përfitues ose jo nga ajo e zgjeruara.
Për aplikimet e refuzuara bizneset duhet të dërgojnë ankesë në llogarinë në adresën [email protected]/.
Tv Klan