Autoritetet lokale në Nigeri kanë arrestuar një grua tansgjinore pasi është akuzuar se ka abuzuar me kartëmonedhat vendase, Naira.

E arrestuara është e famshme ne rrjetet sociale dhe njihej me emrin Bobrisky, por emri i vërtetë i saj është Idris Okuneye. Sipas informacioneve të siguara nga prestigjiozja BBC, bëhet e ditur se abuzimin me kartmonedhat, Bobrisky e ka bërë gjatë premirës së filmit One Circle Mall, në lagjen luksoze Lagos.

Autoritetet informojnë se ajo i ka “spërkatur” kartëmondhat dhe i ka hedhur në ajër.

Spërkatja e monedhave sipas traditës nigeriane ndodh zakonisht në dasmat apo dhe festimet e tjera, por përsëri kjo përbën një vepër penale.

Dënimi maksimal për këtë veprim është gjashtë muaj burg, megjithëse shkelje penale për të tilla raste janë mjaft të rralla.

Videot e ngjarjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale ku dyshohet se kjo mund të ketë bërë presion ndaj autoriteteve për të marrë masa ndaj Bobrisky, e cila me më shumë se pesë milionë ndjekës në Instagram ka vendosur që të mos komentojë.

Sipas burimeve të BBC, zëdhënësi i Komisionit për Krimet Ekonomike dhe Financiare (EFCC), Dele Oyeëale tha se Bobrisky do të akuzohej në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet, pa dhënë një afat kohor.

Por transgjinorja nuk është rasti i vetëm që ka të bëjë me abuzimin e kartmonedhave. Në Shkurt, aktorja Oluwadarasimi Omoseyin u dënua me gjashtë muaj burg pasi hodhi dhe shkeli mbi kartmonedhat e reja Naira. /tvklan.al