Sezoni ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arbër Hoxhën në kampionatin kroat të futbollit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ishte protagonist në fitoren e Dinamos së Zagrebit kundër Osijekut në sfidën në transfertë, që përfundoi me rezultatin 2-1.
Vendasit kaluan në avantazh pas 10 minutash lojë me Pedro Limën. Por 25-vjeçari barazoi shifrat në minutën e 21 të lojës. Takimi u vendos në shtesë nga Ristovski. Për futbollistin kuqezi, vazhdon forma e mirë pas një kampionati europian, ku ai bëri një paraqitje mjaft pozitive me kombëtaren.
Ky është goli i dytë për Hoxhën në kampionatin kroat, pas dy ndeshjeve të luajtura. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë majft të mirë, ndërsa në fillim të Shtatorit do të jetë sërish i angazhuar me kombëtaren për sfidat e Ligës së Kombeve.
Klan News