Zakonisht njerëzit heqin dorë nga birra ose alkooli për kreshmën, por një burrë nga Ohajo është duke pirë vetëm birrë dhe po e ndihmon të humbasë peshë.

Del Hall, ishte 132 kg kur njoftoi në muajin Shkurt se do të agjëronte nga festa “Ash” deri për Pashkë. Hall ka thënë se është duke ndjekur atë që kanë bërë murgjit në vitet 1600, të cilët pinin vetëm birrë gjatë sezonit të shenjtë.

Gjëja më e çuditshme, ka thënë ai, është se çdo natë ëndërron për ushqimin. Brenda 46 ditëve që nga dita që ka nisur “dietën” Hall ka deklaruar se do konsumojë lloje të ndryshmesh birrash, për mëngjes, drekë dhe darkë. Deri më tani ai ka humbur 15 kilogram.

Gjithashtu ai ka deklaruar se të gjithë këtë gjë do e regjistrojë dhe më pas do e publikojë në rrjetet sociale për të treguar hap pas hapi humbjen e peshës së tij deri në fund.

“Unë dua ta dokumentoj të gjithë këtë. Unë kam marrë pjesë në sfida të tjera. Kam qenë në maratonë disa vite rresht, por kjo që po bëj tani është e frikshme, kështu që unë jam kurioz për ta çuar deri në fund”.

Zoti, Del konsumon dhe ujë, përveç birrës, por në mendjen e tij është edhe ushqimi. Ai ka thënë se shkon shpesh tek doktori për të parë shëndetin e tij./

tvklan.al