Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Vlorës. Një fëmijë vetëm 1 vjeç humbi jetën në spital. Në një njoftim paraprak për mediat, policia e këtij qyteti thotë se i vogli dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e dëmtimeve në qafë, dyshohen aksidentale.
Ndërkohë, korrespondenti i Klan News në Vlorë, bën të ditur se i vogli ka humbur jetën pasi ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer. Mësohet se vogëlushi me iniciale D.K ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Vlorës./tvklan.al