Humbja 2 me 0 me Çekinë la shije të hidhur për kuqezinjtë. Futbollisti Qazim Laçi, pas ndeshjes, ka thënë për mikrofonin e Tv Klan, se goli i parë që në minutën e 2’ ndikoi negativisht.
Laçi pranoi gjithashtu se humbën shumë topa të dytë në dyluftimet me çekët.
“Fillimi i keq na prishi pak atë që lojën që kishim planifikuar. Mund të kishim bërë dhe më mirë. 1 me 0 në fillim na prishi lojën, por në pjesën e parë i kishim nja dy raste. Fati i keq.
Ne kishim planifikuar në këtë mënyrë që të jemi të gatshëm për topat e tyre dhe pjesën e parë kemi humbur shumë topa të dytë. Në këtë lojë me topa të gjatë ta planifikosh 100%. U munduam, por na mundoi pjesa e minutave të para”, u shpreh Qazim Laçi.
Shqipëria humbi 2 me 0 ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Si gjithmonë, sfida e kombëtares u transmetua në ekranin e Tv Klan për territorin shqiptar.
/tvklan.al