I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Ai ka treguar që ka zhvilluar takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin thotë se ka diskutuar thellë.

“Pata një takim me Escobarin, ku hymë në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjerë me rëndësi gjatë qëndrimit tim këtu”, tha Lajçak.

Vizitën e Lajçakut në ShBA e ka paralajmëruar një ditë më parë Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Evropë, James O’Brien, i cili ka bërë të ditur se temë e diskutimeve të tyre do të jetë Ballkani Perëndimor./Klan Kosova