Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 8” është kapur dhe arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin në Spanjë 28-vjeçari me iniciale K.N. I riu është akuzuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike.
“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë”, njofton policia.
Gjykata e Tarragonës në Spanjë me vendimin e datës 28 Maj të 2024-ës, i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./tvklan.al