Një 26-vjeçar italian me pasaportë amerikane është arrestuar nga policia në SHBA për vrasjen e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë UnitedHealthcare javën e kaluar jashtë hotelit Hilton në Nju Jork.
Mediat amerikane raportojnë se Luigi Mangione u arrestua në një qytet në Pensilvani në një McDonald’s, rreth 450 km larg qytetit të Nju Jorkut.
Ka qenë një klient në dyqan që e njohu 26-vjeçarin nga fotot e tij të shpërndara nga policia dhe të publikuara nga mediat. Më pas ai lajmëroi policinë.
Kur autoritetet shkuan aty për ta prangosur, 26-vjeçari u dha atyre një patentë me emër fals, Mark Rosario.
Punonjësi i policisë e pyeti nëse kohët e fundit kishte qenë në Nju Jork dhe i bëri të ditur se do të arrestohej nëse gënjente për emrin.
Në këtë moment, Luigi i tregoi emrin e vërtetë. I pyetur përse gënjeu për identitetin, ai tha: “Qartësisht nuk duhet ta kisha bërë”.
Luigi Mangione është me pasaportë amerikane dhe është djalë i një familje të njohur në Maryland. Ai ishte diplomuar me rezultate shumë të mira në Universitetin Ivy League.
Në momentin e arrestimit iu gjeten 10 mijë Dollarë cash, si dhe një amë që dyshohet të jetë e printuar nga 3D.
Po kështu iu gjet edhe një dokument prej 3 faqesh me shkrim dore, ku sipas hetuesve amerikanë, përmbajtja sugjeronte që 26-vjeçari kishte mendim negativ për koorporatat amerikane.
Ai u paraqit në një gjykatë në Pensilvani ku iu mohua lirimi me kusht.
Prokurorët e akuzojnë atë për vrasje dhe 4 akuza të tjera, përfshirë dhe ato për armëmbajtje.
Shefi ekzekutiv i kompanisë së sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare, Brian Thompson 50 vjeç, u qëllua për vdekje me armë prapa shpine sapo doli nga një konferencë në hotelin Hilton në Nju Jork. Sipas hetuesve, autori e kishte planifikuar vrasjen e 50-vjeçarit. /tvklan.al