Flirti me recepsionisten e një hosteli në Nju Jork ka nxjerrë zbuluar autorin e vrasjes së shefit të “UnitedHealthCare”.

Sipas mediave të huaja imazhet e autorit janë mundur të sigurohen nga kamerat e sigurisë kur recepsionistja i ka kërkuar autorit të ulë kapuçin për t’i parë fytyrën. Imazhi i të dyshuarit i është dërguar çdo anëtari të departamentit të policisë, thonë zyrtarët për CNN.

Policia ka publikuar disa fotografi të të dyshuarit i cili fillimisht u largua në këmbë dhe më pas mori një nga biçikletat elektronike që ofrohen me qira për t’u larguar drejt parkut kryesor të Manhatanit aty ku sipas CNN ka hedhur edhe çantën e shpinës. Hetuesit deri më tani kanë gjetur prova të ADN-së nga sendet e gjetura në vendngjarje dhe i kanë dorëzuar ato në një laborator për testim.

Informacionet e reja për autorin vijnë pasi ekspertët e sigurisë paralajmëruan se 48 orët e para pas një krimi të tillë janë mundësia më e mirë për të kapur vrasësin, një afat kohor që tani ka kaluar. Policia beson se tashmë ai është larguar nga Nju Jorku.

Detektivët besojnë se autori kishte përvojë në përdorimin e armëve të zjarrit lidhur nga mënyra se si ai ka realizuar krimin e rëndë.

Policia amerikane ka ofruar 50 000 Dolllarë për këdo që ka informacion që do të çonte në arrestimin e autorit. Kujtojmë se Drejtuesi i firmës ‘UnitedHealthcare’, Brian Thompson u vra pranë një hoteli në Manhatan, ku viktima ndodhej për një takim me investitorët.

Klan News