Duke filluar nga mbrëmja e së enjtes, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur “E Premtja e Zezë” (Black Friday), e cilësuar si “mania” e blerjes, gjatë së cilës dyqanet bëjnë ulje çmimesh të mallrave.
“E Premtja e Zezë” fillon pas Ditës së Falenderimeve në SHBA, që festohet të enjten e katërt të muajit nëntor çdo vit.
Mijëra persona kanë pritur në radhë të gjata në New Jersey dhe New York para zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke pritur në temperatura të ftohta fillimin e shitjeve me ulje çmimi.
Pajisjet elektronike sërish janë regjistruar si produktet më të kërkuara gjatë “Të Premtes së Zezë”. Pamje të ngjashme ka ofruar edhe kryeqyteti amerikan Washington.
Qendra Nacionale e Meteorologjisë në SHBA bëri të ditur Dita e Falenderimeve këtë vit ka qenë më e ftohta nga viti 1901./AA