Pas ditëve të lagështa, kjo fundjavë do të jetë me diell, por e ftohtë. Sipas sinoptikanëve Shqipëria është përfshirë nga i ftohti siberian dhe pritet ulje e ndjeshme e temperaturave.
Edhe në natën e ndërrimit të viteve do të na shoqërojnë vlerat të ulëta termike, por pa reshje.
Në vendet e rajonit pritet gjithashtu një përmirësim i kushteve të motit në ditët në vijim, por temperaturat do të jenë të ulëta.
Klan News