“Një 67 vjeçar i identifikura si Dod Mamli është gjetur i pa jetë në Vilez te Zhejes në Kurbin. Policia ka dyshime se ngjarje te kete ndodhur per motive pronesi por nuk perjashtohet mundesia e nje gjakmarrje te mundshme”, thotë korospodenti Martin Marku.

67-vjeçari me 3 plumba në trup u gjet në një zonë malore, teksa kishte shkuar për të punuar tokën në pronësi te tij. Banorët e zonës e identifikuan viktimën rreth orës 16.00 të së hënës dhe me pas njoftuan Policinë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur familjarët, viktima kishte folur me të vellanë që ndodhet jashtë vendit në telefon rreth orës 16:00 dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak kohë më vonë. Policia ka sekuestruar telefonin si dhe bëri kqyrjen e mjetit të viktimës por dyshimet janë që vrasja të ketë ndodhur për motive pronësie, por nuk përjashtohen edhe motivet e hakmarrjes për shkak të konflikteve që kanë pasur djemtë e tij me familjen Tafa në vitin 2015.

Viktima është babai i Elton dhe Tom Mamli, të përfshirë në masakrën e Mamurrasit në 2015 ku lanë të vrarë Naim Tafën dhe plagosën Idriz Tafën dhe Altin Çokun.

Sipas burimeve, konflikti mes tyre kishte nisur në Itali për një borxh prej 250 mijë eurosh që djemtë e familjes Mamli i kishin pasur Naim Tafës, para që dyshohet se buronin nga shfrytezimi i prostitucionit.  

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po merr në pyetje banorë të zonës për të zbardhur ngjarjen dhe orientuar hetimet në pistat e mundshme që i morën jetën Dod Mamlit.

Klan News