Një ngjarje e rëndë është shënuar në Oklahoma, ku tre persona humbën jetën.
Mediat e huaja raportojnë se një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj, ndërsa ndodheshin brenda një makine në një parkim.
Dëshmitarët rrëfejnë se autori ka shtënë 9 herë në drejtim të makinës dhe më pas ka vrarë veten.
Policia deklaroi se është duke hetuar për shkaqet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa shprehet se po punojnë për të marrë masa parandaluese për këto krime. /Tvklan.al