Këto pamje që duken më shumë si një skenë filmi aksion, janë regjistruar në Parma dhe personazhi kryesor është një shqiptar.

I identifikuar nga mediat italiane si një 37-vjeçar me precedent penal në fushën e grabitjes, ai u ndalua nga policia lokale për një kontroll rutinë.

Por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë dhe pasi është futur në mjet, ka lëvizur për pak metra pas dhe më tej ka tentuar të largohet.

Në pjesën e parme të makinës dhe xhamin e shoferit varen dy efektivë të policisë që tentojnë ta ndalojnë.

Makina ndalon vetëm pasi përballë saj vjen një autobus që i bllokon rrugën. Menjëherë më pas, shqiptari për të cili ka pasur edhe një vendim dëbimi më herët dhe që është anuluar, është vënë në pranga.

Gjatë kohës që ndodhi kjo, mediat italiane raportojnë se i pranishëm ne makine ishte edhe i vëllai i 37-vjeçarit.

Tv Klan