Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku u vizitua ditët e fundit, vetëm për tri orë, nën masa të rrepta sigurie, nga i biri Hashim Thaçi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ngushëlloi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për humbjen e babait. Përkrah një fotoje të ish-presidentit me babanë e tij, Rama shkroi, “Baba iku krenar Hashim”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në mesazhin e tij tha se, “nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.
Humbja e babait të Thaçit ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa ngushëllimet për familjen kanë nisur të vijnë nga figura të njohura dhe qytetarë të shumtë.
Tv Klan