Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Mediat e Kosovës raportojnë se Haxhi Thaçi po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë mbrëmjen 17 Marsit.

Ai u nda nga jeta disa dita pas vizitës së ish-Presidentit  në spital pas një leje të posaçme nga Gjykata Speciale.

/tvklan.al