Përdorimi i shprehjeve “mami ose babi” për të ndjellë kafshët shtëpiake është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Zamira, një telefonuese nga Italia, e cila ka një qen të racës pitbull, thotë se ajo vetë i thotë shpesh “hajde te mami”. Sipas saj, kjo nuk e zhbën rolin e saj si nënë, por është vetëm një formë dashurie ndaj qenit.
Zamira: Unë kam një qen në shtëpi, e kemi marrë dy muajsh, e kemi blerë në Durrës dhe e sollëm në Itali. Ne qenin tonë e trajtojmë si pjesëtar të familjes, e duam jashtë mase.
Aldo: Nuk e vë në dyshim këtë, por pyetja është: A i duhet thënë qenit “hajde te mami?”
Zamira: Po. Unë i them “hajde te mami Dajmon” dhe ai më kupton dhe vjen drejt meje gjithë dashuri. E kupton, nuk është një gjë që të bën të mos jesh njeri normal t’i thuash “hajde te mami”. S’ka ndonjë gjë të keqe.
Aldo: S’ka ndonjë gjë të keqe, e kuptoj, por ajo zonja që mori nga Amerika tha që “ç’është kjo mami, ti je mami për kalamajtë e tu”.
Zamira: Shumë e ekzagjeruar sepse normalisht që fëmijët dhe burri im zënë vendin e parë në jetën time, ama kafsha bën pjesë në këtë familje, është pjesë e kësaj dashurie të kësaj familjeje. Ne e kemi marrë dy muajsh, e kemi rritur vetë me shumë dashuri dhe të gjithë njerëzit thonë “ah, një pitbull” se kishin frikë se mos është agresiv. Unë i them është rritur me shumë dashuri kjo kafshë. Fëmijën ose kafshën varet gjithmonë se si i rrit. Unë i them gjithmonë “hajde te mami”.
Zamira rrëfen edhe një episod me qenin që e ka trishtuar së fundmi.
Zamira: Qeni që kam unë në shtëpi nuk është për të ndenjur në shtëpi sepse është një racë e madhe, një kafshë e madhe dhe nuk është qen shtëpie i vogël. I kemi krijuar kushte shumë të mira jashtë, por ama tani që është sëmurë dhe është operuar, unë kam qarë tre ditë kur ai është operuar dhe e kam brenda në shtëpi, në garazhd se është i sëmurë. Unë kur vishem për veten time kur fillon ftohti, gjithmonë kafshën time e fus në garazhd, i kam vënë dy-tre batanije, kam rregulluar një vend për të brenda. Ose e mbajmë tek oxhaku se ai ka shumë ftohtë, e mbajmë një orë, dy orë dhe pastaj ngrihet e shkon te vendi i vet./tvklan.al