Pema e Krishtlindjes në qytetin sirian të Al Sukejlabia është përfshirë nga zjarri, i ndezur qëllimisht nga disa persona.
Pas këtij momenti të tjerë banorë janë përpjekur të shuajnë flakët. Pas shfaqjes së kësaj video në qytetin me të krishterë, qindra njerëz protestuan në kryeqytetin Damask.
Udhëheqësit e rinj sirianë u zotuan se do të vënë para përgjegjësisë autorët ndërsa u shprehën se pema e Krishtlindjes do të restaurohet dhe do të ndriçohet sërish së shpejti.
Incidenti ka ngritur alarmin për të ardhmen e të krishterëve nën udhëheqjen e re të grupit Hajat Tahir Al Sham.
Klan News