Performanca e fundit e Will Smith ka zhgënjyer fansat.
Sjellja e yllit të filmave la për të dëshiruar në daljen e tij në Premio Lo Nuestro Awards në Miami gjatë javës së shkuar. Fansat kanë shpërthyer në kritika ndaj performancës së nxehtë të aktorit me këngëtaren India Martínez, raporton New York Post.
Në një video të shpërndarë nga 39-vjeçarja, ata këndojnë duetin e tyre “First Love” dhe s’kanë munguar as prekjet sensuale.
Në një moment, Smith afrohet për ta puthur, por ajo largohet. Më pas, Martínez i afrohet aktorit, e përkëdhel në zverk dhe prekin buzët por pa u puthur vërtet.
Komentuesit e kanë kritikuar Smith për sjellje të papërshtatshme me këngëtaren duke thënë se duket “si plak maniak”. Në vitin 2023, u mësua se ai dhe bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith janë ndarë prej 7 vitesh, por jo ligjërisht. Të tjerë i kanë dalë në mbrojtje pasi duket që puthja nuk ka ndodhur dhe ishte pjesë e performancës.



Martínez postoi edhe disa foto pas perfomancës, ku në një prej tyre i ishte hedhur në qafë Will./tvklan.al