Nesër në Serbi do të votohet për të zgjedhur Këshillat Komunalë në Bujanoc dhe në Preshevë. Me anë të një postimi në rrjetin social “X” Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasni përshëndet zgjedhjet që do të zhvillohen duke uruar sukses dhe një pjesëmarrje të lartë.

 “Nesër në Serbi votohet për Këshillat Komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!,” ka shkruar ministri Hasani.

/tvklan.al