Me pranga në duar, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj është shoqëruar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për të qenë pjesë e Komisonit Hetimor të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi. 

Ka pritur në korridoret e Kuvendit për gati një orë, për shkak të detabeve në këtë komison.

I pyetur në lidhje me njohjen me ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe ish-zëvendës ministrin Klodian Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj tha se nuk i njihte më parë.

“Nuk kam asnjë lloj miqësie dhe asnjë lloj njohje. Në momentin e arrestimit e njoha. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën residencë. Tani mund të them që e njoh,” tha biznesmeni Rrapaj.

Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në ‘arrest me burg’ prej gushtit 2023, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. 

Koncensioni 10-vjeçar i sterilizimit me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish, ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas tre kompanive italiane.

Tre italianët, aksionerë në firmat fituese të koncesionit kanë deklaruar se nuk do të paraqiten në komision, për të cilët kryetarja e komisonit, Albana Vokshi, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Klan News