Alqi Bllako dënohet me 4 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto me 12 vite e 8 muaj
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shpallet fajtorë nga Gjykata e Posaçme për çëshjten e inceneratorit të Fierit dhe dënohet me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Togat e zeza Lefter Kokës i bllokuan vetëm njërin nga 5 pasuritë e sekuestuar. Edhe ajo do të jetë në vlerën e njëjtë me atë që ka përfituar ish-ministri nga korrupsioni.
Ish-deptueti i Partisë Socialiste, Alqi Ballko do të qëndojnë në qeli për 2 vite e 8 muaj. Gjykata i ndryshoi akuzën, nga shëprdorim detyre e kryer në bashkpunim në “shpërdorim detyre”.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudian Palloj uli dënimet për të gjithë të dyshuarit e tjerë në kahasim me pretencën që kishte dhënë SPAK, përveç Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.
Gjykata e Posaçme caktoi edhe dënime plotësuese që të mos ushtrojen funksion e publike dhe të mos jenë drejtues kompanisht për 10 të dyshuarit, që u dënuan me burg ose shërbim prove.
Togat e zeza lanë në fuqi veprën penale shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim për anëtarët e komisionit për dhënine e konçesionit. Ata u dënuan nga 2 vite burg deri në 4 vite shërbim prove.
Klodian Zoto, i cilësuar si truri i inceneratorëve u dënua me 12 vite burg. Ai mori pafajsi për 3 rastë të korrupsionit aktiv ndërsa për një rast u dënua me 2 vite burg. Zoto nëse arrestohet dihet që të kryer 8 vite burg.
Gjykata e Posacme si rrallë herë ka dhënë 3 pafajsi. Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj, u shpallën të pafajshëm nga gjykata. Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, që ftoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e akuzuar si person juridik u shpall e pafajshme.
Për pasuritë që gjykata urdhëroi që të lirohen nga sekuestro preventive duke rrëzuar SPAK për konfiskim do të qëndrojnë të bllokuara sipas gjykatës pasi janë bllokuar edhe në një procedim tjetër.
Në pretencën e dhënë nga prokurori i SPAK thuhet se ish-ministri Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet për të favorizuar kompaninë fituese. Ndërsa ish-deputeti Bllako sipas SPAK, ka marrë 14 milionë lekë. Për pronarin e kompanisë Klodian Zoto, SPAK deklaroi se ai ka përfituar 4 milionë euro në mënyrë abusive për shërbimet që nuk janë kryer.
Avokatët e tyre pritet të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posacme.
Më 5 Tetor pritet të jepet vendimi edhe për inceneratorin e Elbasanit. SPAK ka kërkuar 10 vjet heqje lirie për Lefter Kokën dhe dy pronarët e inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, 4 vite e për Stela Gugalljan 7 vite.
VENDIMET E GJKKO
Lefter Koka – 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg
Loran Dusha – 7 vite, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Arbër Denizi – 7 vite, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Erjon Murataj – 3 vite, me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
Arben Dervishi – Fiton pafajësi
Arjola Kodra – Fiton pafajësi
Juri Imeraj – Fiton pafajësi
Florian Muçaj – Lirohet, i mbaron denimi
Azem Shatëri – Lirohet, i mbaron dËnimi
Gentian Zilfa – 4 vite shërbim prove
Regam Merdani – 4 vite shërbim prove
Sabina Canameri – 4 vite shërbim prove
Azem Shatëri – 4 vite shërbim prove
Pëllumb Abeshi – 4 vite shërbim prove
Klan News