Derbi i Stambollit u mbyll në paqe, por polemikat pas tij vazhdojnë.

Klubi i Fenerbahçes ka akuzuar Galatasarayn për shpifje patetike, pasi drejtuesit e klubit akuzuan trajnerin e verdhebluve Jose Mourinho për deklarata raciste në përfundim të sfidës që u mbyll pa gola.

Tekniku i verdhebluve tha se lojtarët në stolin e Galatasarayt kërcyen si majmunë gjatë një episodi të hershëm të takimit dhe se sfida u gjykua më mirë nga arbitri slloven Slavko Vinçiç, ndryshe nga herët e tjera, ku në fushë ka pasur gjyqtar turk.

Verdhekqutë njoftuan se kanë në plan të denoncojnë portugezin për racizëm, madje se do të paraqesin ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA.

Por sipas klubit verdheblu, deklarata e bërë nga tekniku i tyre është nxjerrë me qëllim jashtë kontekstit. Për Fenerbahçen përpjekja për ta ndryshuar kontekstin e fjalëve është keqdashëse dhe një shpifje patetike.

Tensioni është gjithnjë i madh në këtë sfidë midis dy klubeve të mëdha të Stambollit.

Për të mbajtur rendin për këtë derbi u angazhuan 30 mijë policë.

Galatasaray vazhdon kryesimin në Superligën turke në kuotën e 64 pikëve, me 6 pikë më shumë se sa Fenerbahçe në renditje, ndërsa deri në përfundim të kampionatit kanë ngelur dhe 12 javë.

Klan News