Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës Real Madrid-Majorka në stadiumin “King Abdullah Sports City” të Xhedahut nuk la shije të mirë te familjarët dhe miqtë e futbollistëve të ishullorëve.
Sipas mediave spanjolle ata u bezdisën në impiant, u vunë në lojë dhe u prekën pa pëlqimin e tyre nga një grup meshkujsh.
Cristina Palavra, gruaja e mesfushorit të Mallorca-s, Dani Rodriguez, denoncoi ngacmimet që ajo dhe një pjesë e mbështetësve të ekipit pësuan, raporton spanjollja AS. Ajo tregoi se sjellja e keqe vazhdoi edhe kur u larguan nga stadiumi, ndërsa nuk kishte fare sigurim. Familjarëve të pranishëm nuk iu pëlqeu fakti që persona të ndryshëm u afruan dhe bënë foto pa leje.
Për tifozë të tjerë të ekipit të Majorkës ka kritika për organizimin. Kjo sepse numri i fansve që kishin shkuar për të ndjekur skuadrën ishte i pakët, por sigurim nuk kishte për të kontrolluar situatën e shmangur incidentet.
Sipas disa tifozëve, persona të pranishëm në stadium bezdisën të moshuarit dhe fëmijët, por femrat ishin ato që vuajtën më shumë. Vendimi për të organziuar finalet e Superkupës së Italisë dhe Spanjës ka marrë kritike në të dyja vendet.
Klan News