Një infermier vrasëse serial i cili vriste pacientët duke i injektuar me ajër është dënuar me vdekje në Teksas.
Ëilliam George Davis, 37 vjeç, vrau katër persona gjatë 2017 dhe 2018 ndërsa punonte në departamentin e viktimave kardiovaskulare në spitalin Christus Trinity Mother Frances në Tyler, Teksas.
Prokurori i qarkut Smith, Jacob Putman, tha gjatë gjyqit se një spital “është vendi i përsosur për një vrasës serial”.
Davis u shpall fajtor më 19 Tetor nga një juri për injektimin e ajrit në Christopher Greenaëay, 47; Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç.
Në gjykatë u tha se mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën më shumë pasi operacioni dhe skanimet treguan ajër në trurin e tyre, raportoi Neë York Times.
Davis u zbulua se ishte infermieri i vetme në detyrë në momentet e vdekjeve dhe pamjet video treguan se ai hynte në dhomën e një pacienti përpara se të tingëllonte monitori i zemrës tre minuta më vonë.
Prokurorët thanë se Davis ishte një vrasës serial që “i pëlqente” të injektonte ajër tek pacientët pa i parë askush, raportoi Neë York Times.
“(Atij) i pëlqente të vriste njerëz”, tha prokurori Chris Gateëood gjatë fjalimit përmbyllës.
“Ai pëlqente të hynte në dhoma dhe t’i injektonte me ajër. Nëse shikoni videon në (Joseph) Kalina, ai u ul në fund të sallës dhe i shikonte ata monitorë dhe priste. Kjo sepse i pëlqente.”
Davis tani është në paraburgim në burgun e Smith County me një garanci prej 8.75 milionë dollarësh, sipas Neë York Times. /tvklan.al