Shtimi i numrit të turistëve gjatë muajve të verës në Shëngjin ka shtuar edhe fluksin e vizitave në qendrën shëndetësore.
Sipas mjekëve që nga Qershori, ku kjo qendër është hapur e deri tani, thuajse çdo ditë ka pasur 100 vizita, ndërsa pacientët kanë shfaqur janë paraqitur për ndihmë mjekësore më shumë se 4 mijë persona me simptoma të ndryshme.
“Deri tani mund të kemi bërë 4 mijë vizita që nga 1 Qershori dhe deri në fund të Shtatorit shkon më shumë. Diagnozat kryesore janë gastrointeritet, intoksikacionet alimentare, temperaturat e larta.”
Mjekët këshillojnë që qytetarët të bëjnë kujdes jo vetëm duke eliminuar ndarjen në temperature të larta, por edhe me higjienën e ushqimit.
“Më shumë të kenë kujdes me temperaturat e larta, higjienën sidomos me ushqimet, duhet të lahen shumë mirë, zarzavatet sidomos.”
Qendra shëndetësore në Shëngjin është hapur në datën 1 Qershor ashtu si edhe në zona të tjera bregdetare të vendit dhe do të jetë në funksion deri në Shtator.
Klan News