Forcat izraelite kanë dërguar tanke në anën perëndimore të kampit Nuseirat të Gazës.

Izraeli po i përqendron operacionet e tij në veri dhe ne qendër për të ndaluar militantët e Hamasit të kryejnë sulme dhe për të parandaluar rigrupimin e tyre.

Mijërave banorëve palestinezë u është thënë të evakuohen. Forcat izraelite kanë rrethuar tre spitalet rreth Jabalia për disa javë dhe zyrtarët e spitalit kanë refuzuar urdhrat për t‘u evakuuar.

Ndërsa Hezbollah ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë propozim për një armëpushim, pavarësisht se mediat dhe ministri i Jashtëm i Izraelit thanë se ishte bërë përparim.

Nga ana tjetër Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka kërkuar që Izraeli të ndalojë menjëherë agresionin e tij ushtarak në Gaza dhe Liban. Në hapjen e samitit të liderëve arabë dhe myslimanë në Riad Princi i Kurorës, dënoi masakrën e kryer kundër popullit palestinez dhe libanez.

Klan News