Numri i bizneseve të reja në vend ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke e orientuar ekonominë drejt sipërmarrjeve që kanë në fokus tregtinë dhe shërbimet.
Referuar regjistrit të biznesit për vitin që lamë pas, INSTAT përllogarit një rritje me 4.1% të sipërmarrjeve të reja, numri i të cilave tejkalon atë të 130 mijë.
86,2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, të cilat rezultojnë se kanë realizuar rreth 66% të xhiros vjetore dhe punësojnë 19% të forcës së punës aktive në vend.
Nga ana tjetër ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% të totalit me xhiron vjetore më të madhe në ekonomi në nivelin e 40,8%.
Sipas shpërndarjeve gjeografike në rang territori ato janë të përqëndruara kryesisht në rajonin qendër, ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan, me 53,2% e ndërmarrjeve.
Rreth 85,9% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6%. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit.
INSTAT bën të ditur edhe një rritje të formalizimit të fermerëve, paisja e të cilëve me NIPT ka shënuar rritje me 14.3%, ku numri më i latë i tyre ka si objekt kultivimin e perimeve kryesisht në zonën e Lushnjës.
Tv Klan