Procesi i negociatave për integrimin në Bashkimin Europian, bëri bashkë këtë të premte në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë, drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë 14 piketa, parakusht për hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave që duhet të plotësohen nga aktorët e drejtësisë.
Ulsi Manja: Forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies nëpërmjet përmbylljes së rregullt të procesit të vetingut; përmirësimin e cilësisë së gjyqësorit, duke përfshirë uljen e ndjeshme të çështjeve të prapambetura. Rritjen e kapaciteteve operacionale dhe konsolidimin e burimeve financiare dhe njerëzore; mbajtjen e një historiku solid hetimesh, procedimesh dhe dënimesh në çështjet e korrupsionit. Mbrojtja e të dhënave personale dhe të drejtës për informim; Forcimin e lirisë së shprehjes dhe lirinë e medias; përafrimin legjislativ me acquis-në e BE-së për mosdiskriminimin.
Për Manjën, në të gjitha piketat duhet të tregohen rezultate të prekshme dhe të matshme për angazhimet e marra nga secili institucion.
Tv Klan