Gjashtë ditë pasi pësoi një dëmtim serioz në kavilje që e detyroi të linte finalen e Copa America, Lionel Messi u rikthye sërish në fushë me një protezë përpara sfidës së skuadrës së tij Inter Miami.
Ikona argjentinase do të duhet që të qëndrojë jashtë fushe për një kohë të paracaktur, por ai nuk mund të mungonte në ceremoninë për ta nderuar për titullin e fituar.
Ylli argjentinas shkon në 45 tituj të ngritur si me klubet ashtu edhe me kombëtaren, si asnjë futbollist tjetër në historinë e futbollit.
Ovacionet ishin të mëdha nga tifozët për 36-vjeçarin, të cilët shpresonin që ta shikonin sërish duke luajtur në fushë.
Më pas, lojtari pa fitoren që skuadra e tij arriti kundër Chicago Fire me rezultatin 2-1.
Edhe pse nuk pati shpërthimin e pritshëm në Copa America, ai udhëhoqi albiçelestet drejt suksesit, me argjentinasit që mposhtën në finale Kolumbinë.
Në vend të dytë për më shumë trofe të fituar është braziliani Dani Alvesh me 44 të tillë, e pas tij vjen ikona spanjolle Andres Iniesta me 37 trofe.
Klan News