Mungon në listën e golashënuesve, por vendos rekordin absolut për asistime. Lionel Messi i ka bërë një start të jashtëzakonshëm sezonit të ri me Inter Miami, për të dhuruar asiste në të dy golat e ekipit nga Florida.
Argjentinasit shërbeu në të dy rastet për shokët e skuadrës në barazimin 2-2 ndaj New York City. Tek asisti i parë, Messi u bë lojtari më i shpejtë që ka kontribuar me gol ose asist në 41 gola të Inter Miami.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e kompleton këtë shifër pas 26 ndeshjeve, konkretisht me 20 asistime dhe 21 gola. Argjentinasi është mbret i asistimeve, me 381 pasimeve vendimtare në karrierë.
Forma e mirë e 37-vjeçarit premton shumë për Inter Miami. Nën drejtimin e teknikut, Javier Mascherano ky ekip synon titullin kampion në MLS, objektiv që e shpërdoroi edicionin e shkuar pavarësisht se kryesoi kampionatin në sezonin e rregullt.
Klan News