Pas zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Gjatë intervistës Berisha u shpreh se do ti përmbahet me rigorozitet premtimeve që ka bërë gjatë fushatës, ndërkohë që shtoi se fjalët e tij nuk kanë qenë të nxituara.

“Unë kam falënderuar publikisht Presidentin e Republikës i cili është përpjekur të ushtrojë të gjitha kompetencat e tij kushtetuese në mbrojtje të procesit zgjedhor dhe policinë që punuan me përkushtim. Unë jam dakort që vendi të ketë një president konsensual në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje, por nëse LSI nuk pranon do t’ia ofrojmë këtë një partie tjetër. Mund t’ia ofrojmë PS, por me kushtin që të mos jetë Fatos Nano sepse atë nuk e votuan. Unë do të jem kryeministri i vendit sepse shqiptarët për këtë votuan. Unë do të theksoj një gjë që çdo gjë që kam deklaruar do ti përmbahem me rigorozitet. Do të ketë 14 ministri që do të thotë do të reduktohet numri për të mos rënduar mbi taksapaguesit”, tha Berisha./tvklan.al