Irani ka prezantuar dronin më të madh luftarak me emrin ‘Gaza’ për nder të enklavës palestineze që është shkatërruar nga lufta.

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, gjeneralmajor Hossein Salami inspektoi së bashku me një zyrtar tjetër dronin për herë të parë

Droni mund të fluturojë për 35 orë. Gjatë stërvitjes, ky mjet shkatërroi me sukses tetë objektiva me saktësi.

Autoritetet iraniane thonë se droni mund të mbajë deri në 12 bomba dhe do të përdoret në operacionet kufitare. Prezantimi i këtij droni shënon një hap të rëndësishëm në teknologjinë ushtarake të Iranit dhe tregon progresin e tyre në aftësinë për të kryer operacione me rreze të gjatë.

Klan News